Projekte mesimore

FILOZOFËT - SOLONI

 

http://www.syri3.com/imazhet/thumballat/SSSSSSSSSSSSSSSS.JPGSoloni (greq: Σόλων) lindi rreth viteve 630 dhe vdiq më 560 p.e.s., ishte ligjvënës dhe Aristoteli e cilësonte Solonin si "babain e demokracisë athinase". Të zhytur në kaosin politik dhe social të shekujve VII dhe VI para erës sonë, pjesa më e madhe e qyteteve greke qeveriseshin nga tiranët. Athina u përpoq ta shmangte këtë regjim, duke zgjedhur Solonin për të zgjidhur krizën shoqërore dhe ekonomike. Soloni vetëm sa e shtyu për disa vjet tiraninë, por reformate tij ishin fillimi i lëvizjes drejt demokracisë dhe i mbijetuan tiranit Pisistrat
Soloni nuk ishte demokrat. Aristokrat që në lindje dhe në zemër, ai ishte humanist. Ai i lehtësoi të varfërit prej borxheve të tyre dhe vendosi një kod, ku pasqyrohej humanizmi. Reformat e tij kishin si objektiv monopolin e aristokracisë mbi pushtetin dhe dy prej institucioneve të saj: Bulea (senati i qyteteve greke) dhe gjykimi prej jurisë së përbërë nga disa gjykatës, luajtën një rol të rëndësishëm kur triumfoi demokracia.
Për Athinën, shekuili VI para erës sonë ka qenë një shekull i trazuar. Shoqëria drejtohej nga eupatridët, aristokratë tokash, të cilët me taksat e tokës i mbysnin pronarët e vegjël dhe i shndërronin këta pothuajse në skllevër të vërtetë. Për më tepër, kjo aristokraci, teknikat ushtarake të të cilës ishin të tejkaluara, tregohej e paaftë të mbronte Athinën kundër fqinjës së saj, Megarës. Në vitin 594 para erës sonë, Soloni u zgjodh arkond i vetëm dhe u ngarkua me riorganizimin e shtetit. Aristoteli ka thënë për të: "Ai mund të ushtronte pushtet absolut, duke u lidhur me cilëndo parti, por ai parapëqeu, duke rrezikuar të mos i pëlqente askujt të bëhej shpëtmtari i vendit dhe ligjvënës shembullor."
Soloni ishte poet dhe pjesa më e madhe e teorive të tij politike janë të njohura për poezinë e tyre, e cila nxjerr në pah një gjithashtu, edhe një humanist. Soloni ishte mishrimi i moderacionit grek dhe ai vendosi një kod të ri për të zëvendësuar ligjet çnjerëzore dhe të rrepta, të imponuara nga Drakoni në shekullin paraardhës (kodi "drakonian". Ky kod isht aq i egër, saqë thuhej se ishte shkruar me gjak). Plutarku tregon se edhe përtacia dënohej me vdekje. Kodi i moderuar i Solonit vendosi parimet ligjore bazë të athinasve për shekujt e ardhshëm. Ai çliroi burrat dhe gratë, që ishin skllavëruar për shkak të borxheve të tyre, duke anuluar borxhet dhe duke ndaluar huamarrësit të linin peng trupin e tyre. Ndonëse ishte racional dhe njerëzor, ky ligj u kundërshtua nga kreditorët që humbnin në këtë mënyrë kapitalin e tyre, por, gjithashtu, edhe nga të varfërit, që nuk mund të merrnin më hua, duke mos pasur gjë tjetër për të lënë peng përveç se trupin e tyre. Kundërshtarët më radikal do të dëshironin një rindarje të tokës.
Soloni i atako problemet ekonomike në shumë nivele dhe jo vetëm duke anuluar borxhet fiskale. Ai inkurajoi zhillimin e prodhimeve për eksport, siç ishin ulliri dhe rrushi. Eksporti i drithërave u ndalua. Përtë lehtësuar shkëmbimet me jashtë, u fut në përdorim një sistem i ri peshash dhe masash, si dhe një para e re. Shteti inkurajoi arizanatin dhe tregtinë
Pushteti ekonomik kishte rëndësi të veçantë për Solonin, që u pasqyrua edhe në konstitucionin e tij politik. Ai themeloi atë që quhet timokraci: shtresëzimi i shoqërisë dhe shpëndarja e pushtetit politik u vendosën në bazë të pasurisë. Për funksionin më të lartë, atë të arkondit, mund të pretendonin vetëm familjet më të pasura. Kjo reformë e theu monopolin e aristokracisë, që ishte e tillë që nga lindja, dhe i lejoi klasës së mesme, të pasur dhe aktive, të orientonte vendimet politike. Historia e shteteve të tjera greke konfirmon urtësinë e Solonit: duke i dhënë një rol politik më të madh klasës së mesme, ai shmangu tiraninë. Legjislacioni i përpunuar nga Soloni nuk mund të quhej, me të vërtetë, demokratik, por edhe qytetarët që nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike, tetët kishin vendin e tyre në gjykatat e reja dhe në Asamble, e cila në atë kohë kishte pushtet të kufizuar.
Reformat e Solonit i zemëruan ata që humbën paratë për shkak të anulimit të borxheve. Të tjerët u zhgënjyen, pasi ai nuk ua shpërndau tokën të varfërve, siç kishin bërë tiranët në shtetet e tjera. Vetëm një pjesë e vogël e klasës së mesme mbeti e kënaqur. Në fund të mandatit të tij, populli kishte Asamblenë, gjykatat dhe një këshill, Bulenë. Funksioni i vërtetë i Bulesë në kohën e Solonit mbetej i paqartë, por në shekullin V ajo u bë këshilli politik më i lartë dhe e zëvendësoi Aeropagun e aristokratëve. Pasi mori nga bashkëqytetarët premtimin se ligjet e tij nuk do të ndryshoheshin gjatë 10 vjetëve, Soloni u largua nga Athina . Kur ai u kthye, tirani Pisistrat përfitoi prej rivalitetit të grupazheve, për të marrë pushtetin.
Pas tri tentativave të dështuara, në saje të pasurisë së tij dhe dallavereve Breve, Pisistrati (fillimi i shekullittë 6-të viti 527 p.e.s.) arriti të mbretëronte si tiran në Atinë. Pushteti i tij ishte i paligjshëm, por atinasit përfituan prej politikës së tij. Për ironi të fatit, Pisistrati ndihmoi në zhvillimin e mëtejshëm të demkracisë: meqenëse kishte nevojë për mbështejen e klasave të mesme dhe të ulta, ai e hoqi përfundimisht kontrollin e fisnikërisë mbi shtetin. Ai ndërmorri shpërndarjen e tokave, që kërkohej nga të varfërit, duke konfiskuar tokat e kundërshtarëve të tij politikë. Një program ndërtimesh e zbukuroi qytetin dhe u siguroi punë të papunëve . Gjithashtu, Pisistrati përkrahu kultete popullore të Demeterit, të Athinasë dhe të Dionisit.

 

LIRITE, TE DREJTAT DHE DETYRAT E NJERIUT DHE TE QYTETARIT

Neni 42 Liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit janë të kufizuara vetëm me liritë dhe të drejtat e barabarta të të tjerëve.

Neni 43 Qytetarët janë të barabartë në të drejta dhe detyra dhe gëzojnë mbrojtje të njëjtë para organeve shtetërore dhe organeve të tjera, pa dallim kombësie, race, gjinie, feje, bindje politike dhe bindje tjetër, arsimi, prejardhjeje sociale, gjendje materiale ose vetie tjetër personale.

Neni 44 Jeta e njeriut është e pacënueshme. Dënimi me vdekje mundë të përcaktohet me ligj dhe shqiptohet përjashtimisht vetëm për format më të rënda të veprave të rënda penale.

Neni 45 Liria e njeriut është e pacënueshme. Askujt nuk mund t'i hiqet liria, përveç në rastet dhe në procedurën e përcaktuar me ligj, në bazë të vendimit të gjyqit kompetent. Heqja e kundërligjshme e lirisë dënohet.

Neni 46 Personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale, mund të vihet në paraburgim dhe të mbahet në paraburgim vetëm kur kjo është e domosdoshme për zbatimin e procedurës penale ose për sigurinë e njerëzve.Paraburgimi caktohet me vendim të gjyqit, e vetëm në raste të jashtëzakonshme, në kushtet e caktuara me ligj, me vendim të organit tjetër të autorizuar me ligj- më së shumti deri në tri ditë. Personit që është vënë në paraburgim duhet t'i dorëzohet vendimi me shkrim, i arsyetuar, në momentin e paraburgimit.Kundër këtij vendimi ky person ka të drejtë ankese mbi të cilën gjyqi vendos brenda afatit prej 48 orësh. Koha e paraburgimit duhet të reduktohet në masën më të vogël të domosdoshme. Paraburgimi sipas vendimit të shkallës së parë mund të zgjasë më së shumti tre muaj nga dita e vënies në paraburgim. Ky afat me vendim të Gjyqit Suprem mund të zgjatet edhe tre muaj. Në qoftë se deri në kalimin e këtyre afateve nuk ngritet padia, i pandehuri lirohet.

Neni 47 Qytetarëve u garantohet liria e qarkullimit dhe e banimit dhe e drejta që të largohen nga vendi dhe që të kthehen në të. Liria e qarkullimit dhe e banimit mund të kufizohen vetëm me ligj, nëse këtë e kërkon zhvillimi i procedurës penale,parandalimi i sëmundjeve ngjitëse ose interesat e mbrojtjes së vendit.

Neni 48 Dinjiteti i njeriut dhe jeta e tij private janë të pacenueshme.

Neni 49 Qytetarëve u garantohet liria e punës, zgjedhja e lirë e profesionit dhe e punës dhe e drejta, në kushtet e njejta, për çdo vend pune dhe funksion. Ndalohet puna me dhunë.

Neni 50 Punëtori ka të drejtë për kushtet e punës që i sigurojnë integritetin dhe sigurinë fizike dhe morale të tij.

Neni 51 Të zënët me punë, në mënyrën e përcaktuar me ligjin dhe kontratën kolektive, kanë të drejtë në kompensim adekuat për punë.

Neni 52 Të zënët me punë kanë të drejtë në grevë, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Neni 53 Në pajtim me ligjin, të zënët me punë kanë të drejtë në kohë të kufizuar të punës prej 42 orëve në javë, në pushim ditor dhe javor dhe në pushim vjetor me pagesë.

Neni 54 Qytetarët të cilët nuk janë plotësisht të aftë për punë u garantohet aftësimi për punë gjegjëse dhe krijohen kushtet për punësimin e tyre, në pajtim me ligjin. Në kushtet e përcaktuara me ligj, garantohet e drejta në sigurinë materiale gjatë kohës së papunësisë së përkohëshme.

Neni 55 Qytetari që i ka mbushur tetëmbëdhjetë vjet ka të drejtë të zgjedhë dhe të jetë i zgjedhur. Në zgjedhje marin pjesë partitë politike, lëvizjet, lidhjet e shoqatat, të cilat formohen e veprojnë lirisht, si dhe grupet e qytetarëve. Ato duhet të respektojnë parimin e sovranitetit popullor e të demokracisë dhe t'u përmbahen kufinjëve të aktivitetit të përcaktuar me Kushtetutë dhe ligj.

Neni 56 Garantohet liria e bashkimit, e mbledhjes dhe e tubimit publik të qytetarëve, si dhe liria e organizimit dhe aktivitetit politik dhe sindikal, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Të zënët me punë, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të veta, mund të organizojnë aktivitete sindikale dhe të anëtarësohen në to sipas vullnetit. Ndalohet organizimi dhe aktiviteti politik i drejtuar në ndryshimin me dhunë të rregullimit të përcaktuar me Kushtetutë dhe cënimin e tërësisë teritoriale e të pavarësisë së Bashkësisë së Jugosllavisë e të Republikës, nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit nacional, racor e fetar. Mënyra e realizimit të lirisë së organizimit dhe të aktivitetit politik e sindikal rregullohet me ligj.

Neni 57 Fshehtësia e letrave dhe e mjeteve të tjera të komunikimit është e pacënueshme. Me ligj mund të përcaktohet që vetëm në bazë të vendimit të gjyqit mundë të bëhet përjashtim nga parimi i pacënueshmërisë së fshehtësisë së letrave dhe të mjeteve të tjera të komunikimit, po qe se kjo është e domosdoshme për zhvillimin e procedurës penale ose për sigurinë e vendit.

Neni 58 Garantohet mbrojtja e të dhënave personale. Mbledhja, përpunimi dhe shfrytëzimi i të dhënave personale regullohet me ligj.

Neni 59 Banesa është e paprekëshme. Me ligj mund të përcaktohet që personi zyrtar vetëm në bazë të vendimit të gjyqit mund të hyjë në banesë ose në lokalet e tjera kundër vullnetit të mbajtësit të tyre dhe në to të bëjë bastisje. Bastisja mund të bëhet vetëm në praninë e dy dëshmitarëve. Në kushtet e përcaktuara me ligj, personi zyrtar mund të hyjë në banesë ose në lokale pa vendimin e gjyqit dhe të bëjë bastisjen nëse kjo është e domosdoshme për të zënë drejtëpërsëdrejt kryesinë e veprës penale ose për të shpëtuar njerëzit dhe pasurinë.

Neni 60 Secili ka të drejtë për mbrojtjen e barabartë të të drejtave të veta në procedurë para gjyqit, organeve shtetërore dhe organeve e organizatave të tjera, që vendosin mbi të drejtat, obligimet dhe interesat e tij. Secilit i garantohet e drejta e ankesës, ose e mjetit tjetër juridik kundër vendimeve të gjyqit, të organeve shtetërore dhe të organeve e organizatave të tjera, me të cilat vendoset mbi të drejtën ose interesin e tij të bazuar në ligj.

Neni 61 Askush nuk mund të dënohet për vepër e cila, para se të kryhet, nuk ka qenë e parashikuar me ligj ose me dispozitë të bazuar në ligj si vepër e dënueshme, e as të shqiptohet dënimi që nuk ka qenë i paraparë për atë vepër. Veprat penale dhe sanksionet penale mund të caktohen vetëm me ligj. Sanksionet penale i shqyrton gjyqi kompetent sipas procedurës së përcaktuar me ligj. Askush nuk mund të konsiderohet fajtor për vepër penale për derisa kjo të mos vërtetohet me aktgjykim gjyqësor të formës së prerë.Personi që është dënuar pa arsye për vepër penale ose i cili pa bazë është privuar nga liria, ka të drejtë për rehabilitim dhe për shpërblimin e dëmit nga mjetet shtetërore, si dhe të drejtat e tjera të përcaktuara me ligj.

Neni 62 Secilit i garantohet e drejta për mbrojtje para gjyqit. Askush që nxirret para gjyqit ose organit tjetër kompetent për zhvillimin e procedurës, nuk mund të dënohet në qoftë se sipas ligjit nuk është marrë në pyetje ose nuk i është dhënë mundësi që të mbrohet. I pandehuri ka të drejtë të marrë mbrojtësin të cilit, në pajtim me ligjin, i bëhet e mundur mbrojtja dhe sigurimi i të drejtave dhe i interesave të të pandehurit. Me ligj përcaktohet se në cilat raste i pandehuri medoemos duhet të ketë mbrojtësin.

Neni 63 Qytetari, sipas kushteve të përcaktuar me ligj, ka të drejtë të kërkojë zhdëmtim nga shteti, për dëmin që i shkaktohet nga veprimet e paligjshme të organeve shtetërore gjatë ushtrimit të detyrës, ose nga organizata që ushtron autorizime publike.

Neni 64 Garantohet rrespektimi i personalitetit të njeriut dhe i dinjitetit njerëzor në procedurën penale dhe në çdo procedurë tjetër, në rast heqjeje, rrespektivisht kufizimi të lirisë, si dhe gjatë kohës së ekzekutimit të dënimit. Garantohet pacënueshmëria e integritetit të personalitetit të njeriut, të jetës personale dhe familjare, si dhe të drejtat e tjera personale. Ndalohet dhe është i dëmshëm çdo detyrim për të pranuar dhe për t'u deklaruar. Ndaj askujt nuk mund të zbatohen mundime apo ndëshkime, rrespektivisht sjellje nënçmuese. Posaçërisht është e ndaluar që ndaj ndokujt, pa lejen e tij, të bëhen eksperimente medicinale ose eksperimente të tjera shkencore.

Neni 65 Është e drejtë e njeriut që të vendosë lirisht për lindjen e fëmijes.

 

Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian: Amphitheatrum Flavium, Anfiteatro Flavio ose Colosseo), është një  gjigant në qendër të qytetit të,. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për garime  në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të  gjatë viteve  dhe [72]] nga imperatori Vespasian  . Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë historisë   u përfundua në vitin   80 nën udhëheqjen e perandorit  Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjatë sundimit të   Domitian] Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vjet me garimet e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476. Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës - dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit. Edhe përskaj dëmtimeve të fituara nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve, Koloseumi prap se prap ka mbetur simbol i Romës perandorake dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishen  katolike  romake  lidhur me disa rituale fetare.
 
    
    
Pamja e jashtme e Koloseumit në mbrëmje.


 
1. Historia 
Ndërtimi i Koloseumit filloi nën urdhërin e perandorit Vespasian ] rreth viteve 70-72. Vendi u zgjodh sepse ishte i rrafshtë mes kodrave Caelian dhe Esquiline, dhe  Palatine. Gjatë shekullit II p.e.r. vendi ishte dyndëshëm i banuar. Vendi u ç'popullarizua gjatë zjarrit të madh të Romës në vitin 64”, ky NERONI  përfitoi pjesën më të madhe të teritorit duke e vënë nën kontrollin e tij. Ai e ndërtoi ndërtesën ' dhe përballë saj ndërtoi lumenj artificial të rrethuar me pavilione dhe kopshte. [2] Territori i ngritur nga Neroni u shkatërrua nga Vespasiani dhe përkrahësit e tij. Gjithashtu Colossus u shkatërrua, si dhe pjesa më e madhe nga Domus Aurea u rrënua, lumi u rimbush me tokë dhe vendi u përgatit për ndërtesën e re Flavian Amphitheatre (Koloseumi). Koloseumi u kompletua deri në pjesën e tretë gjatë kohës së sundimit të Vespasianit i cili vdiq në vitin  79’’. Niveli i fundit i ndërtimit u bë nga djali i tij Titus në vitin. 80” Dio  Cassius paraqet se 11,000 kafshë të egra janë therrur në 100 ditët e festimit të inagurimit të amfiteatrit. Godina u modifikua nga djali më i ri i Vespasianit, ImperatoriDomitan  , i cili ndërtoi  edhe, një seri tunelesh nëntokësore për të mbajtur në to kafshët dhe skllevërit. Gjithashtu iu shtua një pjesë sipër për të shtuar kapacitetin. Në vitin 217, u dëmtua shumë nga një zjarr i madh] i cili shkaterroi nivelet e sipërme të drunjta të brendësisë së amfiteatrit. Nuk u rindërtua plotësisht deri rreth vitit 240  ku vazhduan dhe përmirsime të mëtejshme në vitin 250  ose 252 dhe përsëri në vitin  320. Më pas për shkak të tërmeteve Kolosumi u riparua edhe nga imperatorë të tjerë. [2]
1. 2. Mesjeta
Koloseumi u shfrytëzua për qëllime të ndryshme gjatë kohës së mesjetës. Gjatë shekullit VI një kishë e vogël u ndërtua në hapësirën e brendëshme. Arena e Koloseumit u shëndërrua në varreza. Sipërfaqe të shumta të ndërtesës nën nivelet u shndërruan në shtëpi adhurimi të cilat kanë qenë të evidentuara deri në shekullin e XII..
Disa dëmtime pësoi gjatë tërmetit të vitit  1349, duke shkaktuar rrënimin e pjesës jugore. Shumica e gurëve të rënë u shfrytëzuan për ndërtimin e vendeve, kishave, spitaleve si dhe ndërtesave të tjera edhe jashtë Romës. Paria fetare krishtere u vendos në pjesën e tretë veriore të Koloseumit rreth mesit të shekullit XIV duke qëndruar aty deri në vitet e hershme të shekullit XIX. [2]
1. 3. Moderne
 
 
Pamja e brendëshme e Koloseumit.,.

Gjatë shekullit XVI dhe XVII  )PAPA  I  XVI planifikoi të shëndërronte ndërtesën në fabrikë për përpunimin e leshit me qëllim ngritjen e punësimit dhe uljen e prostitucionit në Romë, por ky planifikim dështoi për shkak të vdekjes së tij.[4] Në vitin 1671 Kardinal Altieri autorizoi përdorimin e tij për luftra mes demave. Reagimi publik ndikoi për mënjanimin e kësaj ideje.
Koloseumi sot është atraksioni më i madh turistik në Romë duke u vizituar nga miliona vizitorë nga e gjithë bota. Ky efekt ndikoi në realizimin e disa projekteve restauruese gjatë viteve 1993  DHE  2000  , duke kushtuar rreth 40 miliard lira  italiane . Në vitet e mëvonshme u bë simbol ndërkomëtar kundër denimit  me  vdjekje, dënim që u largua nga Italia në vitin1984. Disa demostrata kundër dënimit me vdekje u mbajtën pikërisht para Koloseumit .
2. Emri
Emri i Koloseumit gjatë kohës është besuar të jetë ndarë nga Kolosi  i Neronit.[1]
Emri më pas u ndërrua në Coliseum gjatë kohës së mesjetës njohur edhe në Shqip, por Flavian Amphitheatre përgjithësisht është emër i pa njohur. Në Itali amfiteatri akoma njihet si il colosseo, dhe në gjuhët tjera romake njihet me emër të ngjashëm .
3. Përshkrimi strukturor
 
 
 
 
Original façade of the Colosseum.
Koloseumi ka lartësi 48 metra (157 ft / 165 këmbë Romake), gjatësi 189 metra (615 ft / 640 këmbë Romake), dhe gjerësi 156 metra (510 ft / 528 këmbë Romake), me një shtrirje sipërfaqësore prej 6 hektarësh. Muri i tij i jashtëm origjinal arrin gjatësi 545 metra (1,788 ft / 1,835 këmbë Romake) dhe vlerësohet të ketë mbi 100,000 metra kub (3,531,466 ft³) guri ristalorë së bashku me 300 ton elik. Sidoqoftë, ka pësuar dëmtime të shumta gjatë shekujve, kështu që ka mbetur pjesa veriore akoma e ngritur.
Dyqind e dyzetë (240) shtylla zbukuruese ishin të vendosura në majë të hatullave. Roli i tyre ishte mirmbajtja e strehës njohur si  velarium', kjo mbronte spektatorët nga shiu dhe dielli.[1]
4. Përdorimi
 
Koloseumi është përdorur për t'i mbajtur gladiatorët dylufitmet e tyre si dhe shumë organizime dhe manifestime të tjera që kryesisht kishin karakter luftarak.
Organizimet e manifestimeve të ndryshme janë mbajtur si nga shteti ashtu edhe nga individë me prestigj të lartë. Shembull: perandori Trajan për të festuar fitoren e tij   ka mbledhur 11,000 kafshë dhe 10,000 gladiatorë të cilët në një periudhë prej 123 ditësh kanë luftuar mes tyre.



 
 LIGJET   E  OMIT
     Pak   biografi Shkenctari  gjerman  Ohm  ka  lindur   me   16  Mars     1789 ne  Erlangen  (Gjermani)  dhe  ka vdekur  me    6  Korrik       1854  ne  moshen   65  vjecare .  Ai   vinte  nga  nje  familje    e  fese  protestante. Babai  i  tij  ishte  nje  njeri  i respektuar  ,  ai  quhej  Volfgang , ndersa  mamaja  Elizabeta , e  cila  vdiq  kur  ai  ishte  10  vjec.                         LIGJI   I  PARE  I  OMIT         Ne  baze  te  eksperimenteve  te  shumta  Omi   ka  arritur  ne  perfundimin    se  per  nje   qark  te  thjeshte  elektrik   te  perbere  nga  nje  rezistore   dhe  burimi  i  tensionit  intesiteti  i rrymes  ne  ate  qark  jepet  me    shprehjen: I =  U/ R
Lgji  i  pare  i  omit :  diferenca  e  potencialit  qe  ushtrohet  ne  skajet  e  nje  percjellesi,  te  mbajtur  ne  temperature  konstante,  eshte  ne  perpjestim  te    drejte   me  intesitetin  e   rrymes  qe  kalon  ne  percjelles. V =  R  i . Pra  intesiteti (  I  )  i  rrymes  eshte  ne  perpjestim  te  drejte  me  tensionin   (  U  )   dhe  ne  perpjestim  te  zhdrejte  me  rezistencen  (R). Njesia  e   intesitetit  te  rrymes  elektrike   eshte  Amperi.   Njesia   e  tensionit  elektrik   eshte  Volti  dhe  njesia  e  rezistences  eshte   Omi.    Nje  percjelles  qe  ndjek  ligjin  e  pare  te  Omit  quhet  percjelles  omike   ose  rezistor.  Lakorja  karakteristike  e  nje  rezistori   eshte  nje  gjysmedrejtez  qe  kalon  nga  origjina  e  boshteve   Mjeti  qe  na  lejon  te  masim  rezistencen  e  nje  percjellsi   quhet  ometer  dhe   eshte  shkallezuar  ne  om.  Per   te  matur  vleren  e nje  rezistence,  mjafton   te  masim  rrymen  me  nje  ampermeter  dhe  diferencen  e  potencialit  me  nje  voltmeter.                                        LIGJI   I  DYTE  I  OMIT
Duke  matur  rezistencen   e  disa  percjellsve      lineare  ,  Omi  provoi   qe  rezistenca  elektrike:
Eshte  ne  perpjestim  te  drejte    me  gjatesine  e  percjellsit
Eshte  ne  perpjestim  te  zhdrejte  me  siperfaqen  e seksionit
Varet  nga  natyra   e percjellsit
Tri   vetite  mund  te   permblidhen  ne  ligjin  e  dyte  te  Omit,  i  vlefshem   per  percjellsat  me  seksion  konstant:
R
Ku  simboli  p  lexohet  “ro”  dhe  eshte  nje  koificente  qe  varet    nga  lloji  i  materialit.  Rezistenca   varet  si  nga  gjatesia  edhe  nga    seksiononi  e  materiali  prej  te  cilit  eshte  i perbere.  
Nese  seksionoi  eshte  konstante  rezistenca  eshte  ne perpjestim  te  drejte  me   gjatesine  e fjes.
Nese  gjatesia  eshte  konstante  rezistenca  eahte  ne  perpjestim  te  zhdrejte  me  seksionin  e  fijes.
Ligji  i  omit   perdoret  edhe   ne qarkun  e  plote  ku  futet  kuptimi  i  forces  elektromotore.
 
Kjo  lidhje  eshte  shprehje   matematikore  e  ligjit  te  omot  per  qarkun  e  mbyllur  ku  veprojne  forcat  anesore.  Madhesia  
Quhet  force  elektromotore  e  burimit  te  rrymes  ajo  perfaqeson  ne  vetvete  cirkulacionin  e  intesitetit  te  forcave  anesore  gjate  vijes  se  rrymes.
Gjithashtu  ligji   i  omit  perdoret  edhe  per  nje  pjese  qarku  jo  homogjene   dhe  jepet    me  formule  :
Fjalet e urta

 

Fjalët e urta janë thënie të thukëta, të cilat bartin një mendim, konstatim apo gjykim të rrumbullakësuar. Ato janë rezultat i përvojave të gjata jetësore, që janë verifikuar shumë herë në rrethana të ndryshme jetësore.

Fjalët e urta popullore zakonisht përbëhen nga një fjali, e thjeshtë apo e përbërë, por ato mund të kenë edhe formë të reduktuar, eliptike.

 

Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.
Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c'mall eshte.
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne 
xhep.
Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi)
Burri eshte cadra e gruas.
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
Dashuria e tepert del hidherim.
Dielli eshte jorgani i te varfrit.
Di te vjedhe ai qe di te fshehe.
Nuk te ben duhani burre.
Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.
E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.
E shara eshte arma e te dobetit.
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.***
Faji eshte jetim.
Fati ndihmon te guximshmit.
Femije shume - grushta shume.

William Shakespeare William Shakespespear Ditėlindja: 23 prill 1564 Vendlindja: Stratford Ditėvdekja: 23 prill 1616 Vendvdekja: Stratford-upon-Avon,Warwickshire, Angli Nėnshtetėsia: Anglez Zhanri: Dramė William Shakespeare ėshtė dramaturgu me i njohur anglez lindi nė Stratford mbi Avon mė 26 prill tė vitit 1564 vdiq mė 23 prill 1616. Uiliami ishte fėmija e tretė i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetė fėmijėt e tyre mbijetuan katėr, dy prej tė cilėve u bėnė aktorė: Uiliami dhe vėllai i tij mė i vogėl Edmund i lindur mė 1580, i cili shkoi me tė nė Londėr. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari mė i shkėlqyer i gjuhės angleze, nė mėnyrė absolute, njė ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Ai ka qenė komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetėm qė shkroi disa tragjedi tė jashtėzakonshme tė cilat hynė nė historinė e letėrsisė botėrore, por edhe shumė komedi dėfryese qė nuk u shfaqen kurrė nėpėr skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154sonetave dhe i njė numri tė madh tė poemave, disa prej tė cilave janė konsideruar si shembuj tė shkėlqyer tė letėrsisė angleze qė janė shkruar ndonjėherė. Aftėsia e tij qėndronte nė tė hedhurit e rrėfimit-pėrtej, pėr tė pėrshkruar kėshtu pamjet e brendshme dhe tė thella tė natyrės njerėzore. Mendohet se pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij t’i ketė shkruar mes viteve 1585 1611, edhe pse kronologjia e veprave qė i atribuohen atij nuk njihen me saktėsi, duke shkaktuar kėshtu mangėsi nė lidhje me hartimin e njė biografie tė thellė dhe tė plotė pėr kėtė figurė madhore tė letėrsisė. Disa nga tragjeditė mė tė famshme tė Shekspirit janė: Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth, ndėrsa nga komeditė pėrmendim:Shumė zhurmė pėr asgjė, Nata e dymbėdhjetė, etj. Veprat letrare  Hamleti,  Romeo e Xhuljeta,  Henriku IV  Makbeth,  Shumė zhurmė pėr asgjė,  Nata e dymbėdhjetė  Mundimet e kota tė dashurisė  Othello  Antoni e Kleopatra  Simberlini  Pėrralla dimėrore  Stuhia Shekspiri realizoi njė sere veprash (37) te cilat u ndanė : 13 tragjedi, 10 drama, 14 komedi. Prodhimi dramaturgjik i Shekspirit njohu 3 periudha kryesore.  1-periudha e rinise, me veprat Rikardi 2, Zbutja e kryeneēės, Ėndrra e njė nate vere,  2-periudha e pjekurisė (1588-1595) veprat : Shumė zhurme pėr asgjė, Si te doni ju,  3-periudha e pesimizmit (1602-1610) veprat : Hamleti, Otello, Mbreti Lir. Shekspiri pėrdori rreth 20 mijė unitete gjuhėsore ndėrkohe qe fjalori aktiv i njeriut te epokės nuk pėrmbante me shume se 1500 fjalė. Kishte njė gjuhė jashtėzakonisht te gjallė dhe te pasur. Pėrdorte neologjizmat, lojėrat e fjalėve dhe fjale me shum kuptime.
 
Info
 
Kjo faqe web eshte hapur per qellime edukative dhe informimi te pergjithshme te njerezve,ane e mban kudo qe ndodheni.ju
 
Today, there have been 22 visitors (60 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free