Mjeksi
author__Nertil__dt.11.11.2010 ________________________________________________________________________

 Rendesia e elementeve kimike ne Organizmin e njeriut


Mikroelemente:
Hekuri (Fe):Funksjoni kryesor i hekurit ne organizem eshte trasporti i O2 nepermjet hemoglobines,mioglobines,sistemit te citokromeve dhe supstancave te tjera qe marrin pjese ne qarkullimin e O2.Hekuri se bashku me Cu dhe Co marrin pjese ne biosintezen e hemoglobines dhe formimin e rruazave te kuqe te gjakut.Pjesa me e madhe e hekurit qe clirohet ne zorre perthithet perseri.Mungesa ne hekur ben qe organizmi te shfaq shenja anemie e cila eshte e perhapur ne te gjith boten.Dietat me te rendesishme qe duhet konsumuar qe per marrjen e hekurit ne organizem jane:
1-Dieta me permbajtje te larte te produkteve shtazore
2-Dieta me permbajtje mesatare te produkteve shtazore
3-Dieta me permbjatje te ulet te produkteve shtazore.
Organizmi e merr hekurin prej produkteve me origjine bimore(Disa lloj perimesh),si dhe nga shume produkte me origjine shtazore kryesisht Mishi,Peshku,Vezet etj.Zakonisht rekomandohen dieta me 15 mg Fe/1000 kal e cila ndryshon ne varesi te moshes dhe seksit.
Jodi (I):Jodi konsiderohet si funksjoni baze i gjendrres se tiroides.Ai sigurohet nga organizmi kryesisht nga produktet e detit,ne organizem funksjoni i gjendrres tiroide crregullohet si ne raste kur ai eshte me shumice ashtu edhe ne rastet kur eshte me pakice,nje metode efiskase tjeter qe mund ta marrim jodin eshte edhe shtimi i sasise se jodureve ne kripen e perdorimit shtepiak.
Zinku(Zn):Edhe zinku ben pjes ne mikroelemente sepse edhe ai ne organizem ndodhet ne sasi shume te vogela,per te plotesuar nevojat per zink rekomandohet qe ai te merret ne sasine 18mg/diete.Zinku mund te merret kryesisht permes Mishit,Kakaos,Arrave dhe ne sasi me te vogel permes perimeve, frutave e drithrave.Mungesa ne zink e organizmit sjell vonesa ne rritje,anoreksi,vjellje,si dhe prekje te lehte nga infeksjonet e ndryshme.

Bakri(Cu):Ashtu si e permenda pak me siper tek funskjonet e hekurit bakri eshte nje nga elementet baze qe merr pjese ne formimin e rruazave te kuqe te gjakut,ne djetat e perditshme rekomandohet nje sasi prej 1.5-2 mg Cu/dite.Ai ndodhet kryesisht ne melci,,tru,veshka,si dhe ne sistemin e miokardit te Zemres,ky element sigurohet permes ushqimeve te tilla si Mishi,Drithrat,Peshqit etj.Mungesa ne baker sjell perthithje jo normale,Dobesim te kockave,probleme anemike etj.
Mangani(Mn):Mangani konsiderohet edhe ky nje perberes teper i rendesishem ne organizem,sepse ky katalizon reaksjone shume te rendesishme te forumimit te shqernave.
Seleni(Se)http://www.forum-al.com/images/smilies/,s.gifeleni eshte njeri nga elementet qe sherben per mbrojtjen qelizes kunder dukurise se peroksidimit.Me me shumice permbahet tek Peshqit e detit,perimet etj.Nqs ai mungon ne organizem ky i fundit shfaq dobesi,anemi,hipertension etj.
Kromi(Cr):Ky konsiderohet si nje mikroelement baze sepse merr pjese ne organizem ne metabolizmin e yndyrnave.Ai gjendet me me shumice ne djath,birre dhe mish.Nqs ai mungon preken zakonisht nervat periferike.

Makroelementet:
Kalciumi(Ca):Ky eshte njeri nga elementet qe ndodhet ne sasine me te madhe nga c’do kation tjeter.Ai kryesisht ndodhet ne formen e karbonateve.Funksjoni kryesor i tije eshte ai i ndertimit te skeletit dhe kockave,ajo pjese e tije qe nuk hyne ne ndertimin e kockave sherben per mpiksjen e gjakut ne organizem,ne funksjonimin normal te muskulit te zemres si dhe ne funskjonim normal te nervave.Ai ndodhet ne shume produkte ushqimore sidomos ne djath,qumesht,fasule,kallamar etj.Gjithashtu nje rol tjeter i rendesishem i kalciumit eshte edhe marrja pjese ne koagulimin e gjakut.
Fosfori(P):Fosfori merr pjese si element plastik dhe eshte shume i rendesishem ne mjaft procese biologjike ne organizmin tone.Nje sasi e konsiderueshme ndodhet ne skelet,pjesa tjeter ne muskuj,nje pjes ne tru dhe pjesa tjeter qe ngelet ne gjak.Gjithashtu nje rol i rendesishem i tije eshte edhe perberja e ATP,ruajtjen e ekuilibirit acid-baze ne organizem.Te pasura me fosfor jane qumshti,mishi dhe perimet,mungesa e tije ne organizem zakonisht shkakton dobesim te kockave.

Magnezi(Mg)http://www.forum-al.com/images/smilies/,s.gife bashku me kalciumin dhe fosforin marrin pjese ne ndertimin e skeletit,Gjithashtu ai merr pjese edhe ne reaksjonet qe kane ATP.Ushqimet me te rendesishme jane djathi,mishi si dhe disa lloj perimesh.
Kaliumi(K):Kaliumi ndodhet ne organizem ne forme jonike dhe eshte i perqendruar ne brendesi te qelizave.Ky eshte perberesi kryesor i lengut brendaqelizor,ne dietat e perditshme per te plotesuar nevojat e organizmit rekomandohen 4g/dite.Gjendet ne produkte si Fasule,bizele,patate,banane,lulelaker dhe spinaq etj.Eleminim i tije nga organizmi behet me ane te urines.Mungesa e tije sjell bllokim te zemres,debulese,dobesim te muskujve madje shkon edhe deri ne humbje jete.

Natriumi(Na):Natriumi eshte perberesi jashtqelizor i organizmit,zakonisht ndodhet ne formen e Klorurit te Na.Edhe ky merr pjese ne rregullimin e ekuilibirit acido-bazik ne organizem,ai mund te merret prej produkteve te tilla si Mishi,veza,qumeshti,gjithashtu si burim baze per marrjen e tije sherben kripa e zakonshme NaCl.Mungesa e tije sjell hipertensjon arterial si dhe te vjella madje con deri ne gjendje kome.
Squfuri(S):Ky eshte nje element i cili eshte i pranishem ne te gjitha qelizat.Kryesisht ai gjendet ne proteina,dhe keto jane edhe baza e marrjes se tije,nje funksjonim normal i organizmit vjen duke pasur te pakten sasine minimale te tije me squfur.
Klori(Cl):Ky ndodhet ne organizem ne trajten e NaCl sikurse dhe natriumi edhe ky merr pjese ne rregullimin e ekuilibirit acid-baze,ky ka rol kryesor ne shkembimin e klorureve ne gjak,gjithashtu klori eshte anionin kryesor qe ndodhet ne stomak dhe ndodhet ne formen e HCl dhe eshte baza e tretjes se ushqimeve,nqs ka mungese te tije atehere shkaktohen semundje te ndryshme si ulcera etj,qe vijne si pasoje e tije ne pjese te tjera te trupit......

 

Trupi i njeriut



Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. Çdo minut vdesin reth 300 milion prej këtyre qelizave.
·Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë.

UJI:

Uji përbën reth 69% të trupit të njeriut. Nëse nga një njeri me peshë 73 kg do të largohej i gjithë uji që përmban trupi i tij, atëherë ai do të peshonte vetëm 29 kg.

ELEMENTET:

Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera.

Që në 20 minutat e para të ndërprerjes së pirjes së duhanit, organizmi i njeriut fillon t’i kthehet gjendjes normale. Zemra është më mirë që në 24 orët e para, mbaresat nervore pas 48 orësh, ndërsa mushkëritë pas disa muajsh. Pas 20 minutash: Shtypja e gjakut dhe pulsi bien në vlera normale, temperatura e duarve dhe këmbëve ngrihet në vlerat normale. Pas 8 orësh: Përqendrimi i monoksidit të karbonit në gjak bie dhe i afrohet normales, përqendrimi i oksigjenit në gjak rritet deri në vlerën e duhur. Pas 24 orësh: Zvogëlohet rreziku nga infarkti i zemrës. Pas 48 orësh: Mbaresat nervore fillojnë të ripërtërihen, përmirësohet ndjenja e nuhatjes dhe shijes, të ecurit është më i lehtë. Pas 2 javësh deri në 3 muaj: përmirësohet qarkullimi i gjakut, rritet kapaciteti i mushkërive deri në 30%. Pas një deri në nëntë muaj: Zvogëlohet numri i kollitjeve, tendosja e sinuseve, lodhja dhe frymëmarrja e shpejtuar, rigjenerohen qelizat e mushkërive. Pas një viti: Rreziku nga sëmundjet koronare kardiovaskulare është 50% më e ulët sesa te duhanpirësit. _____________________________________________________________________ Truri Për sa kohë mundet truri të qëndrojë pa oksigjen? Një fëmijë është gjetur në një liqen të ngrirë. Teorikisht fëmija ishte i mbytur prej 40 minutash. Mjekët mendojnë se ata ende mund t’a kthejnë në jetë me pak ose aspak dëmtime të trurit. Para disa kohësh mendohej se qelizat e trurit fillonin të vdisnin 4 minuta pas mosfurnizimit me oksigjen. Sot, pas disa rasteve të të paspjegueshme të mbijetesës, mjekët nuk janë aq të sigurtë se truri mund të vdesë aq shpejt; ‘ai vetëm provon’ka thënë një kirurg. ____________________________________________________________________________ Refleksi i zhytjes në ujë ndihmon shumë për të shpëtuar nga mbytja. Kur koka futet në ujë të ftohtë, i ftohti stimulon reagimin e reflekseve dhe për këtë arsye metabolizmi ngadalësohet, kështu që truri dhe organet e tjera jetësore kanë më pak nevojë për oksigjen se zakonisht. (Ulja e temperaturës së trupit është një formë që përdoret në neurokirurgji, pikërisht sepse me uljen e temperaturës metabolizmi i trupit ngadalësohet). Gjithashtu, gjaku rishpërndahet nga këmbët e krahët në tru dhe organe të tjera që kanë më shumë nevojë për oksigjen. Sikurse reflekset zhduken kur koka është jashtë ujit, tentimi për të kthyer të mbyturin në jetë duhet të fillojë në të njëjtin moment që nxirret nga uji. ___________________________________________________________________________ Faktin që tempëratura e ulët redukton nevojshmërinë e të gjithë organeve për oksigjen është provuar edhe nga kirurgjia e trapianteve. Në fakt, ortopedikët e specializuar në zëvendësimin e pjesëve të arteries rekomandojnë që pjesët zëvendësuese duhet të vijnë të konservuara – pas një pastrimi rrënjësor – në një thes plastik të mbushur me akull dhe i mbyllur hermetikisht. Kështu pjesët e zëvendësuara të arteries funksionojnë pas 6-12 orë pas operacionit. _____________________________________________________________________- -A jemi të programuar për të vdekur në një moshë të caktuar? Periodikish gazetat tregojnë për vende të largëta, të izoluara nga pjesa tjetër e botës, ku njerëzit jetojnë deri në 150 vjet. Por në një ballafaqim më të saktë këto supozime nuk gjejnë konfermim. Në realitet, edhe pse është dokumentuar mbijetesa deri në 115 vjet, pak persona jetojnë deri mbi 85 vjet. Kjo do të thotë se jeta njerëzore mund të jetë “e programuar” deri në një farë pike; përderisa genet (strukturat qelizore që udhëheqin trashëgimimin) përmbajnë “instruksionet” për të pushuar së punuari pas një periudhe kohe të caktuar. Shkencëtarët kanë zbuluar , vlera mesatare të analizave laboratorike, që qelizat pushojnë së prodhuari pasi të jenë shumuar disa herë dhe që cilësia e qelizave prodhuese bie dalëngadalë. Por – mund të bëhet pyetja – shkenca moderne nuk ka arritur të zgjasë jetën njerëzore, duke treguar kështu se janë kushtet e ambientit dhe jo ato të trashëgimisë që përcaktojnë jetëgjatësinë ? Nuk është plotësisht e saktë. Në të vërtetë limiti - 85 vjet - ka mbetur konstant me kalimin e epokave të ndryshme historike. Mjeksia ka rritur jetën mesatare, por nuk ka rritur kufirin e jetës. Me fjalë të tjera, fëmijët e lindur sot kanë mundësi më të mëdha , sesa të lindurit vite më parë, për të kapërcyer fëmijërinë e për të mbijetuar nga aksidentet dhe infeksionet, por nuk kanë mundësi më të mëdha për të kalur kufirin e moshës prej 85 vjetësh. -Duke parë se genet përcaktojnë mplakjen, përse duhet të shqetësohemi për rregullat e jetës së përditshme? Një person mund të ketë potencial trashëgimie për të jetuar gjatë, por një aksident, një sëmundje apo edhe ndonjë tjetër faktor i mjedisit mund të bllokojnë realizimin e këtij objektivi. Mund të shkurtohet jeta personale edhe për shkak të vesit të duhanit, duke mos e mbajtur nën kontroll tensionin ose duke ngrënë në mënyrë të tillë që të ndihmohet rritja e kolesterolit në gjak. Mund të parandalohet, përkundrazi, ulja e jetëgjatësisë duke mbajtur një peshë të rregullt, nëse bëhen ushtrime fizike të mjaftueshme dhe nese ndiqet një rregull i jetës së perditshme. Ka shumë mundësira, në një farë mënyre, jetëgjatësia vetëpersonale. Sikurse ka shkruar një ekspert, brënda disa kufinjve “mund të zgjedhim të mos mplakemi shpejt”.
 
Info
 
Kjo faqe web eshte hapur per qellime edukative dhe informimi te pergjithshme te njerezve,ane e mban kudo qe ndodheni.ju
 
Today, there have been 117 visitors (440 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free