Arte

                 

 

 

Arti i Egjiptit dhe i Mesopotamisë

 


Egjipti i Lashtë
 kufizohej nga lumi Nil dhe toka pjellore që ai rezervonte. Vërshimi dhe përmbytjet e përvitshme të Nilit pasuruan dhe zgjeruan tokën si dhe sollën një prodhimtari të shëndetshme të saj. Njerëzit e Egjiptit të lashtë ndërtonin shtëpi prej balte në qytete dhe fshatra. Ata jetonin me prodhime të rritura prej vetë atyre të cilat i transportonin qytet më qytet e fshat më fshat. Karaktëristike është fakti se Egjipti i lashtë ishte i ndarë në dy pjesë toke; në ï¿œTokën e zezë' dhe në ï¿œTokën e Kuqe'. ï¿œToka e zezë', në breg të lumit Nil ishte shumë pjellore ku njerëzit e përdornin atë për të mbjellat e tyre. Kjo ishte toka e vetme ku të pasurit mund të krijonin ferma dhe kjo, falë plehut të zi që mbetej pas vërshimit të lumit Nil. ï¿œToka e kuqe' i takonte shkretëtirës.
Mesopotamia, e kufizuar nga lumenjtë Tigër dhe Eufrat ishte e banuar paralelisht nga popuj të ndryshëm që luftonin për të dominuar ndaj njëri-tjetrit. Populli më antik quhej Sumeri, rreth shekullit të katërt. Një poemë tradicionale e fisit Sumerian tregon se i gjithë territori ishte i përfshirë nga katalizmi, dhuna, ku sipas tyre, kjo thuhej edhe në Bibël. E gjithë kjo krijohej nga popujt kundërshtarë të cilët krijonin qytet-shtete fortifikues.
Arti dhe piktorët Egjiptianë
Dihet nga të gjithë se Egjipti është toka e piramidave, ku malet prej guri qëndrojnë si gurë kilometrikë të rrahur nga era e dielli. Sado të largëta të duken, këta gurë flasin shumë për jetën e tyre. Flasin për një vend të organizuar aq mirë, sa ngrinte lart pirgje gjigante guri e dheu gjatë jetës së një faraoni të vetëm. Nuk ka mbret dhe popull që t'i hynte shpenzimeve e mundimeve thjesht për krijimin e një monumenti. Faraoni quhej qënia hyjnore që kishte në dorë fatin e të tjerëve, dhe kur ndahej nga kjo botë, ai ngrihej lartë dhe kthehej përsëri te perënditë nga kishte ardhur. Majat e larta të piramidave ndofta do ta ndihmonin faraonin të ngrihej në qiell tek perënditë. Në dhomën e varrit shkruheshin gjithmonë fjalë magjie për t'ia bërë sa më të lehtë faraonit udhëtimin për në botën tjetër. Egjiptianët besonin se ruajtja e trupit nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ruhej edhe shëmbëllimi i faraonit, atëherë ishte dyfish e sigurtë se ai do të ekzistonte përgjithmonë. Nga një bllok i fortë e i pathyeshëm graniti, punëtorët që mbretërit urdhëronin duhet të gdhendnin kokën e faraonit dhe ta vinin në varr ku askush mos ta shihte dhe atje të bënte magjinë e vet e të ndihmonte shpirtin të mbahej gjallë. Fillimisht këto iu lejoheshin vetëm faraonëve por më pas fisnikët e oborrit mbretëror zunë të ngrenë varret e tyre të vegjël. Dhe erdhi një kohë, që kushdo që respektonte veten bënte përgatitje për jetën e përtejme, duke porositur një varr të kushtueshëm. Këto përbëjnë edhe veprat më të bukura të artit egjiptian, për vetë faktin se përshkohen nga një thjeshtësi dhe solemnitet që të mbetet në mendje. Harmonizimi i rregullsisë gjeometrike në vrojtimin e hollë të natyrës është një nga vecoritë karakteristike të mbarë artit egjiptian. Pikturat dhe modelet e gjetura në varret egjiptiane janë të lidhura me idenë që shpirtit t'i jepen shoqëruesit e ndihmës për në botën tjetër, pra ka të bëjë me një formë besimi. Piktorët egjiptianë kanë patur një mënyrë tjetër për paraqitjen e jetës së gjallë. Vëndin kryesor nuk e zinte bukuria por plotëria dhe kur piktura përfundonte, piktori kujdesej në mënyrë të jashtëzakonshme që vepra e tij të kishte një jetëgjatësi sa më të madhe. Në fakt, medota e tyre ishte më tepër një formë vizatuesi hartash sesa një metodë piktori. Në pamje të parë të duket se kjo lloj pikture mund të arrihet edhe nga fëmijët por nuk është e vërtetë pasi ata kishin stilin e tyre të të ndjerit në fillim e më pas të të parit e të vëzhguarit. Gjithçka për ta ishte me rëndësi dhe nuk anashkalonin asgjë. Stili egjiptian përmbante një sistem ligjesh shumë të rrepta të cilin duhet ta mësonte çdo artist që në vitet e para të rinisë. Statujat me qëndrim ndenjur duhej t'i mbanin duart mbi gjunjë. Burrat duhet të pikturoheshin me lëkurë më të errët se gratë. Vetëm një njeri mundi të trondisë stilet e qëndrueshme, tepër të forta të stilit Egjiptian. çdo gjë lidhej me zotat e tyre duke pikturuar me idenë që t'iu pëlqejë atyre. Ai ishte një mbret i Dinastisë së Tetëmbëdhjetë në periudhën e njohur me emrin ï¿œMbretëria e Re'. Amenofisi IV qe heretik, i cili shkeli shumë kanone të shenjtëruara nga tradita shekullore. Nuk donte të adhuronte zotat e popullit të tij, të paraqitur në trajta të çuditshme. Vetëm një zot ekzistonte për të, ai ishte Ateni të cilin e kishte paraqitur në trajtën e diskut qiellor që lëshonte rrezet e tij, secila në fund në formën e dorës.
Arti i Mesopotamisë
Arti i Mesopotamisë prej nesh njihet më pak se arti egjiptian. Në këto zona nuk kishte gurë apo nxjerrje guri nga skllevërit. Shumica e godinave ndërtoheshin me tullë të pjekur e cila me kalimin e kohës dhe nga kushtet atmosferike, shkërmoqej dhe kthehej në pluhur. Banorët në Mesopotami nuk kishin të njëjtën bindje fetare me ata në Egjipt. Në periudhën shumë të hershme kur një popull i quajtur Sumeriane sundonin në qytetin e Urit, mbretërit ende varroseshin me të gjithë njerëzit e shtëpisë, me skllevërit e të tjerët. Pra nuk ndodhte si në Egjipt ku ata duhet të varroseshin në varre të vecanta madhështore. Banorët e Mesopotamisë nuk besonin në ruajtjen e trupit dhe të shëmbëlltyrës së tij. Ndonëse artistët në Mesopotami nuk thirreshin për të zbukuruar muret e varreve, atyre iu duhej që në një mënyrë në tjetër të kujdeseshin për shëmbëlltyrën e njeriut për të qenë i pushtetshëm në botën tjetër. Pas disa kohësh, mbretërit e Mesopotamisë e bënë për zakon që të porosisnin monumente kushtuar fitoreve në luftë ku paraqiteshin si fiset e mundura, ashtu edhe trofetë e grumbulluara. Më pas monumente të tilla u kthyen në kronika të plota, me figura për fushatat e mbretit. Kronikat e ruajtura mirë datojnë nga një periudhë disi më e vonë, nga periudha e sundimit të mbretit Asurnasipal II të Asirisë i cili ka jetuar në shekullin e nëntë para Krishtit, pak më vonë se mbreti biblik Solomon. Në to shihen të gjithë episodet e një fushate të organizuar mirë. Mënyra e paraqitjes së skenave është fort e ngjashme me ato të egjiptianëve edhe pse me më pak rregullsi e ngurtësi. Gjitçka ngjan mëse e vërtetë dhe bindëse. Në shumë mozaikë pasyrohen luftërat e tmerrshme me shumë të vrarë e të plagosur ku asnjëri prej tyre nuk është asirian.

               

                                
GJAKMARRJA

Cdo vend qe ka kaluar nje periudhe tranzicionit, ka probleme te shumta sociale, por Shqiperia duhet te perballet edhe me problemet e saje kulturale.
Dhe nje nder problemet kryesore te 17 viteve te fundit ka qene edhe gjakmarrja, ku shpesh here jane rindezur edhe konflikte te vjetera edhe te 50 viteve me pare.
Por kjo gjakmarrje qe vazhdon te jete prezente cdo dite e me shume, vjen si rezultat i Kanunit te Leke Dukagjinit apo eshte nje fenomen i diteve tona? Ne aparence te jep pershtypjen se eshte nje fenomen diteve tona, por duke keq interpretuar Kanunin.
Sepse po ta lexosh me kujdes Kanunin ai eshte vetem nje tip kushtetute qe mund ta gjeshe edhe ne vendet prendimore, dhe si shembull dua te marr vetem nje ligj nga kjo <kushtetute>, ne Kanunin e Leke Dukagjinit thuhet se: lajmethi nuk vritet(ai qe sjell lajmin nuk vritet), pra po te shikosh kushtetutat me moderne perendimore thuhet se: gazetaret jane te mbrojtur me ligje, sepse ata jane vetem mesaxhere dhe nuk denohen per lajmet qe sjellin.
Por ne Shqiperi eshte edhe duke u spekulluar, eshte e vertete qe ne Kanun thohet qe duhet vrare nese te vrasin, por vetem dorasin, kurse mbi antaret e tjere te familjes, ke te drejte te hahmerresh deri ne 24 ore pas kryerjes se krimit.
Pastaj Kanuni ka ekzistuar kure nuk kishte shtet, kure krimet nuk u denoshin me ligje por nevojitej qe cdonjeri te bente drejtesi vete, dhe sot nuk ka arsye qe te ekzistoje, sepse eshte shteti qe ben drejtesi, ose me mire duhet te jete shteti qe te <hakmerret> dhe jo individet.
Po shteti? pikrisht ai, ai qe duhet te denoje kriminelet qe kryejne krime te renda si, vrasje, perdhunime, grabitje etj, pra shteti duhet te zevendesoje individin, por si? ne cfare menyre, dhe ketu lind pyetja, a do te ndihmonte per zhdukjen e gjakmarrjes, denimi me vdekje?
Pra me pak fjale, ne vend qe te jete individi qe te vrase per tu hakmarre, le te jete shteti qe te vrase vrasesin, dhe keshtu te afermit e viktimes nuk do te kishin nevoje te vrasin.
Une me shume e shtroj si pyetje sesa si nje mendim timin personal, por ndoshta edhe do te jepte efekt, te pakten per nje periudhe 10-15 vjeçare, por vetem ne rastet kure provat mbi autorin e vrasjes jane te pa konstetueshme

Varfëria dhe izolimi i Shqipërisë për afro gjysëm shekulli nga vendet e lindjes e perëndimit  solli për pasojë injorancën e gjakmarrjen deri edhe në ditët e sotme.  Edhe më parë këto fenomene ishin tepër tronditëse e shqetësuese për popullin tonë, por mungesa e medias dhe fshehtësia  e ngjarjeve nga rregjimi komunist bëri atë që sot ne mund ta quajmë  “Qypi i Pandorës”.

Kanuni dhe traditat e shekullit XV, ku gjaku duhet larë me gjak dhe familja e një viktime është e autorizuar që të marrë hak duke i marrë jetën të afërmit të vrasësit, ka rritur nëmënyrë të ndjeshme numrin e personave në gjakmarrje  në Shqipëri.  Kjo plagë e shoqërisë sonë është  shumë e dhimshme e më pasoja të rënda, prandaj  nuk duhet anashkaluar në asnjë mënyrë. Edhe po nuk i kushtuam ne shqiptarët  rëndësinë e duhur, del si gjithmonë i huaji e na tërheq vëmendjen.  Sigurisht që Shqipëria ka akoma halle e probleme të mëdha për të zgjidhur, por në çdo situatë e ngjarje të prekshme është mirë të ndalemi, të reflektohet, e të vendoset  drejtësia në vend, e veçanërisht kur flitet për jetë njerëzish. Shumë shqiptarë kanë marrë rrugët e emigracionit nëpër botë duke kërkuar azil politik edhe pse janë në gjak. Askush nuk e di nëse ai ka kërkuar mbrojtje ligjore nga shteti ku është vendosur me stërmundime e  sakrifica, duke rrezikuar edhe jetën.

 

 
Info
 
Kjo faqe web eshte hapur per qellime edukative dhe informimi te pergjithshme te njerezve,ane e mban kudo qe ndodheni.ju
 
Today, there have been 40 visitors (131 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free