Kongresi Lushnjes

Kongresi i Lushnjës çeli punimet në 28 janar të vitit 1920 , në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. 


Mbajtja e Kongresit

Në atë situatë dhe në ato rrethana, u përgatit mbajtja e një kongresi Kombëtar, i cili u realizua duke u bërë realitet në qytetin e Lushnjes, më 27 janar të vitit 1920-të. Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i të cilëve ishte studimi i situatës së brendëshme e të jashtëme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Këtë mbledhje e hapi Ferit Vokopola që ishte përfaqsues i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, i cili i uroi delegatët për ardhgjen e tyre në atë kongres. Pas Vokopolës, fjalën e mori Aqif Pashë Elbasani, që asokohe nga të gjithë shqiptarët konsiderohej si një nga patriotët më të mëdhej. Aqif Pasha ju përgjigj me një fjalë të shkurtër të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët dhe pas kësaj mori fund ceremonia e hapjes së kongresit. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisjone) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 28 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani. Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga inisiatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të friksonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes. Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t` i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpëra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte coptimin e Shqipërisë. Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendëshme, ashtu dhe në atë të jashtëme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.

Zgjidhet Senati e qeveria Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqsues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si antarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë qevri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtëme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafave. Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi antarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.

Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnje, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendëshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin. Gjatë gjithë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç. Gjatë kohës që mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrise italiane që ishin akoma në Shqipëri. Po kështu, mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të atij kongresi, shumë nga delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.

Zogu: Të njihet Kongresi Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Mes të tjerash ai ju tha delegatëve:" Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu". Kështu, siç dhe ishte parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave italiane që ishin të armatosura me topa e mitroloza. Një oficer italian ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian duke i thënë:" Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjes". Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e Kavajës. Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël administratës vendore. Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësojë shumë qeverinë e Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund që ta ndalonte dot Zogun, filloi që të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij një delegacion për të hyrë në bisedime. Delegacioni që u dërgua nga ana e qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër Kombëtar atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri. Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve.Me 21 te janarit qe shkoi u mbush dyzetvjetori i Kongresit te Lushnjes, i cili u mblodh ne disa rrethana shume te veshtira per kombin tone. Shqiperia ishte njohur si shtet i pavarur, me 1913, por çfare shteti! Gjysma e saj kish mbetur jashte kufijve, perbrenda ziente anarkia me e plote: Kunder Qeverise se Ismail Qemalit ne Vlore, mbinte Qeveri e Esad Toptanit ne Durres. Aventurieret e brendshem menduan se gjeten shesh te bejne rremuje, ndersa armiqte e jashtem, te pangopur me ato pjese qe kishin rrembyer, u sulen mbi shtetin e ri gjysmak me qellim qe ta copetonin fare: Greket e shkretuan Toskerine me zjarr e me hekur, serbet shkelin Shqiperine e veriut, malazezet hyjne ne Shkoder mbas nje qendrese heroike te atij qyteti. Patriotet shqiptare nuk dinin se nga t’i jepnin. Forcat e erresires perbrenda ishin te shumta dhe armiqte e jashtem ishin teper te forte per ate popull te vogel. Nje princ gjerman qe u dergua si mbret i Shqiperise prej fuqive te medha, zbriti ne Durres ne mars te vitit 1944 dhe u shtrengua te largohej ne shtator te atij viti. Levizja e Rebeleve ne Shqiperine e mesme dhe versuljet e grekeve ne Shqiperine e jugut po e benin te pamundur organizimin e nje shteti shqiptar. Ne kete kohe pelcet Lufta e Pare Boterore dhe Shqiperia shkelet prej ushtrive nderluftuese austro-hungareze, italiane dhe frenge.

Me mbarimin e Luftes Boterore, problemi shqiptar dilte m’i koklavitur akoma: Traktati i fshehte i Londres (i nenshkruar me 1915) i premtonte Italise Vloren me qarkun e saj dhe nje fare protektorati mbi Shqiperine e mesme, mbasi te merrnin greket Shqiperine e jugut dhe serbo-malazezet ate te veriut. Ne baze te ketij traktati, Italia vazhdonte te mbante te pushtuar Vloren dhe ca krahina te tjera shqiptare duke perkrahur njekohesisht nje Qeveri kukull ne Durres, me ane te se ciles donte te siguronte protektoratin mbi Shqiperine e mesme. Ne vazhdim te kesaj vije politike, nenshkroi me Greqine, me 1919, marreveshjen Tittoni-Venizelos, e cila ia njihte Greqise kerkesat mbi Shqiperine e jugut me kusht qe edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesen tjeter te Shqiperise. Natyrisht, edhe Jugosllavia, qe kish dale nga lufta si femije e perkedhelur e fuqive te medha, nuk do te mbetej me duar thate; do te shqyente edhe ajo nje cope nga veriu duke perfshire ndoshta edhe Shkodren.

Keto ishin planet e jashtme mbi Shqiperine. Dhe Konferenca e Paqes, qe u mblodh ne Paris me 1919, kerkonte ta zberthente problemin shqiptar ne mbeshtetje te ketyre planeve. Gjendja dukej fort e deshperuar, shpresat dukeshin te humbura. Shqiperia s’kish asnje perkrahje te jashtme perveç zerit te fuqishem te Presidentit Wilson te Amerikes. Presidenti Wilson ish nje njeri idealist qe besonte ne drejtesine, ne perparimin moral te njerezise dhe parimet per te cilat vendi i tij kish hyre ne lufte u mundua t’i mbronte gjer ne fund. Presidenti Wilson ish nje nga te rrallet burra shteti qe ate çka flasin e kane megjithe mend dhe qe e perdorin gjuhen, jo per sofizma e dredhira, por per te shpallur te verteten. Mire po ç’mund te bente Wilsoni sikur shqiptaret te mos ishin te zote te leviznin vete? Amerika s’mund te dergonte ushtri ne Evrope per te siguruar pavaresine e Shqiperise. “Duhet te shpresoni ne veten tuaj”, iu ish pergjigjur ambasadori i Amerikes, ne Paris, disa patrioteve shqiptare qe kishin vajtur ta shihnin dhe qe i thane se te tera shpresat i kishin varur tek Amerika.

Cila ishte gjendja e Shqiperise perbrenda? Nje rremuje, nje kaos ku se merrte vesh i pari te dytin. Italia mbante te shkelur ushtarakisht nje pjese te vendit dhe perkrahte nje Qeveri kukull, e cila dergonte delegacione ne Konferencen e Paqes. Jugosllavet ishin ne Diber dhe here-here nuk pertonin te zbrisnin me poshte. Greket nga jugu futnin fite dhe benin ngacmime. Shqiptaret perbrenda s’dinin nga te mbroheshin me pare as dinin nga te faleshin. Shqiptaret e kolonive dergonin ne Konferencen e Paqes delegacione, qe vinin shpeshhere ne kundershtim me ate te Qeverise se Durresit. Esad Toptani ndodhej ne Paris, ne qender te intrigave qe thurnin armiqte e Shqiperise. Si mund te dilej nga kjo gjendje e turbullt? Si mund te vihej nje rregull ne mes te ketij kaosi? Ne keto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, me 21 te janarit 1920, si nje shfaqje e vullnetit kombetar, si nje akt trimerie ne mes te deshperimit. Perfaqesuesit e krahinave, qe u mblodhen ne Lushnje nga te gjitha anet e Shqiperise, ishin te vendosur te benin bashkimin kombetar, t’i jepnin fund anarkise, te ndertonin nje shtet shqiptar te perqendruar mbi forcat e tij dhe te pavarur. Kjo ishte e vetmja rruge shpetimi. Por kjo u prishte planet atyre qe vepronin si agjentet e te huajve dhe qe kishin varur tek te huajt shpresat e ambicieve te tyre. Prandaj disa anetare te Qeverise se Durresit shtine e vrane Abdyl Ypin qe ishte nje nga iniciatoret e Kongresit.

Megjithate, Kongresi nuk u tund as nga keto kercenime as nga veshtiresite e gjendjes. U shpall si nje Kuvend kombetar i plotfuqishem, i tregoi botes se Shqiperia ish e pavarur dhe e pandashme dhe iu pervesh punes per organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e fqinjeve e kishin neveritur popullin aq shume sa qe ky e pa Kongresin si nje force shpetimi dhe e brohoriti me tere entuziazmin nacionalist te asaj kohe. Duke iu dale kunder intrigave te jashtme dhe planeve te copetimit qe beheshin ne Konferencen e Paqes Kongresi i Lushnjes nisi te veproje si i vetmi autoritet i Shqiperise, me fuqi sovrane: Hartoj statutin e shtetit shqiptar me nje Keshille te Nalte ne krye, zgjodhi Tiranen per kryeqytet dhe i dha vendit nje Qeveri te ligjshme, e cila iu vu me energji organizimit te administrates, te xhandarmerise, te shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkise. Ne pak kohe, Qeveria e Tiranes, e dale nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej te gjithe shqiptareve dhe u formua keshtu nje qender rreth se ciles mund te mblidheshin energjite e kombit.

Nderhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante te pushtuar ushtarakisht Vloren dhe qarkun e saj gjer ne Tepelene; jugosllavet mbanin Dibren dhe nganjehere paten zbritur deri ne shkalle te Tiranes; greket vazhdonin kengen e vjeter per Korçen dhe Gjirokastren. Por tani kish te pakten nje qender shqiptare qe mund te kanalizonte perpjekjet e kombit. Kongresi i Lushnjes kish ngjallur shpresa dhe iu kish dhene shqiptareve nje fare besimi ne vetvete. Aq sa, pa marre parasysh perpjesetimin e forcave, rrethet e Vlores e te Laberise dhe pastaj e tere Shqiperia e jugut u ngriten me arme ne dore kunder ushtrise italiane, te cilen brenda pak muajve e shtrenguan te terhiqet dhe te leshoje Vloren. Disa perpjekje kunder serbeve ne veri, tregonin te njejtin vullnet lirie dhe pavaresie. U duk edhe njehere se shqiptaret e bene fora.

Terheqja e Italise nga Vlora sillte si rrjedhim logjik pavaresine e shtetit shqiptar. Pse ne qofte se gjer atehere kish pasur per Shqiperine nje rrezik copetimi, ky vinte me fort nga nderhyrjet e Italise se sa nga fqinjet ballkanas. Keto te fundit mund te ngulnin thonjte mbi tokat shqiptare vetem atehere kur Italia ta mohonte pavaresine ose teresine tokesore te Shqiperise duke e permbysur ajo vete ekuilibrin ne Adriatik dhe ne Ballkan. Sikur Italia te vendoste njehere e pergjithmone se nje shtet shqiptar i pavarur eshte i nevojshem per sigurimin e saj dhe ne vend te nje politike imperialiste copetimi ose kolonizimi, te kerkonte me kombin shqiptar marredhenie miqesore me pajtim interesash te te dy paleve, fqinjet e Ballkanit i binin dhe i bien kavallit kot. Ajo qe ka vene ne rrezik ekzistencen e Shqiperise qe prej traktatit te fshehte te Londres (1915) dhe gjer me ardhjen e komunisteve ne fuqi, nuk kane qene aq fort fqinjet ballkanase se sa qendrimi i lekundshem i politikes italiane. Nderrimet here mbas hershme te politikes italiane kundrejt vendit tone i kane sjelle Shqiperise dem me shume ndoshta nga barbarizmat e fqinjeve ballkanase (Por jemi te sigurt se Italia e sotme e ka kuptuar kete te vertete). Pra, me terheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, me 1920, Shqiperia mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tille u pranua ne gjirin e Lidhjes se Kombeve qe ne shtator te atij viti. Nje vit me vone, me 9 nentor 1921, Konferenca e Ambasadoreve ne Paris, i hodhi poshte kerkesat e grekeve mbi Korçen dhe Gjirokastren dhe Lidhja e Kombeve nisi te vezhgoje levizjet e jugosllaveve.

 
Info
 
Kjo faqe web eshte hapur per qellime edukative dhe informimi te pergjithshme te njerezve,ane e mban kudo qe ndodheni.ju
 
Today, there have been 111 visitors (413 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free